Sport

Edicioni i ri në Superligë nis më 17 gusht

Descriptive Text

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se sezoni i ri i Superligës nis më 17 gusht.

Për dallim nga Superliga, Liga e Parë garat do t’i nisë më 24 gusht dhe Liga e dytë më 1 shtator, transmeton Koha.net.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020 dhe tashmë është përpiluar edhe orari i garave. Kësisoj, kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator”, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.