Pezullohet vendimi për suspendimin e Mino Raiolas

Pezullohet vendimi për suspendimin e Mino Raiolas

13 June 2019 13:44

Agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur do të ketë të drejtë të kryejë profesionin e tij.

Mino Raiola mund të kryejë shitjet apo blerjet e lojtarëve të cilët ai i ka nën menaxhim.

Agjenti i famshëm i cili pak javë më parë pasi u dënua nga FIFA me 3 muaj për shkak të padisë që kishte bërë Federata Italiane e Futbollit për transferimin e dy lojtarëve nën 16-vjeç, mund të kryejë lëvizjet e tij të mëdha në afatin kalimtar edhe për disa javë.

Avokatët e Raiolas gjetën shpejt një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë, duke e çuar atë në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS), transmeton kp.

Institucioni më i lartë i drejtësisë sportive vendosi që të shfuqizojë përkohësisht vendimin e FIFA-s deri në shqyrtimin e plotë të kësaj çështje. Vendimi final nga CAS pritet të dalë në ditët e para të korrikut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme