Casillas thotë se vetëm pas përfundimit të kontrolleve mjekësore vendos për të ardhmen e tij Foto: Reuters

Casillas thotë se vetëm pas përfundimit të kontrolleve mjekësore vendos për të ardhmen e tij

13 June 2019 13:33

Portieri spanjoll, Iker Casillas ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Iker Casillas ka reaguar menjëherë pas raportimeve të mediave portugeze se ai do të pensionohet nga futbolli.

38-vjeçari që luan me Porton me datën 1 maj kishte pësuar një sulm në zemër është ende duke kryer disa kontrolle, para se të merret vendimi nga mjekët nëse guxon të kthehet sërish apo do t’i duhet të pensionohet, transmeton kp.

Ai përmes Twitterit ka lënë të hapur mundësinë që të kthehet përsëri në fushën e gjelbër.

“I njëjti shkrim sikurse ai i një muaji më parë, përjashto këtu kontrollet mjekësore që kam me mjekët. Vendimi do të merret vetëm pasi t’i kryej kontrollet”, ka shkruar Casillas.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme