Copa America, mundësi për Sanchezin ta kthejë formën

Copa America, mundësi për Sanchezin ta kthejë formën

13 June 2019 13:52

Ka qenë një vit e gjysmë tmerrues për liderin ikonik të Kilit, sulmuesin Alexis Sanchez që në vendlindjen e tij njihet me nofkën "Nino Maravilla" (Fëmijë i mrekullive).

Futbollisti me më së shumti paraqitje dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kili, është aq i popullarizuar në këtë shtet të Amerikës së Jugut, saqë luajti në filmin për jetën e tij që u shfaq muajin e kaluar në këtë vend, transmeton Koha Ditore.

Pas ndihmoi Kilin të triumfojë në dy edicionet e fundit të Copa Americas, një statujë e Sanchezit është ngritur edhe në qytetin e tij, Tocopilla. Por 18 muajt e fundit kanë qenë krejtësisht të ndryshëm për Sanchezin, shkruan AFP.

Ai ka pasur një periudhë të tmerrshme në fushë me Manchester Unitedin, ndoshta edhe më e errëta në karrierën e tij. Dhe, Sanchez do të mundohet për të dëshmuar se në fushë ka më shumë për të ofruar sesa forma që e kishte te Manchesteri.

Prej se i është bashkuar Manchester Unitedit në janar të vitit të shkuar nga Arsenali, Sanchez ka qenë vetëm një hije. Tek Arsenali, ai ka shënuar 60 gola në 123 ndeshje kampionale, duke realizuar gol në çdo të dytën ndeshje.

Por te Manchesteri këto shifra nuk u realizuan, pasi mesatarja e tij ishte nën çdo nivel - një gol në dhjetë ndeshje....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme