Maradona mes jetës së shfrenuar dhe futbollit në Napoli

Maradona mes jetës së shfrenuar dhe futbollit në Napoli

13 June 2019 13:29

Një djalë i panjohur, fotografi me anëtarë të mafisë dhe konsumim i kokainës: është e pabesueshme që Diego Maradona ka gjetur kohë të bëhet futbollisti më i madh i brezit të tij.

E gjatë shtatë vjetëve të tij te Napoli, Maradona shtyri një ekip autosajder për të fituar dy herë titullin e kampionit në Serie A, si dhe udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në botëror (1988), shkruan CNN.

"Djali i artë" mblodhi "Këpucët e arta" sikur lodrat; shënoi golat më të famshëm dhe më famëkëqij në botën e futbollit, kurse për shumë napolitanë dhe argjentinas Maradona ishte dhe mbetet zot, transmeton Koha Ditore.

Por sportistët ose vdesin si heronj, ose jetojnë mjaftueshëm gjatë për ta parë veten të bëhen horra. I tillë është rasti i Maradonës përderisa jeta personale vazhdoi të eklipsonte paraqitjet e tij në fushë.

Tani, pas dekadash, Maradona ka vendosur të ketë fjalën e tij në një tregim që zbulon gjithçka nga jeta e tij si futbollist.

Asif Kapadia, që ka fituar çmimin "Oscar" me një dokumentar, ka debutuar në Festivalin e Filmit në Kanë, me një portret të shkëlqyeshëm dhe çuditërisht të butë për Maradonën, duke ndjekur karrierën e tij të turbullt në Italinë Jugore. Dokumentari është quajtur thjesht "Diego Maradona".

Vizualisht, filmi përbëhet tërësisht nga pamjet arkivore, shumica të nxjerra nga xhirimet 500-orëshe të viteve ’80, kur agjenti i vetëm i Maradonës, Jorge Cyterszpiler, kishte porositur një dokumentar që kurrë nuk u realizua. Sidoqoftë, në dokumentarin e Kapadias, Maradona është tepër rrëfyes dhe zbulon të gjitha sekretet e tij.

Kështu që, prapa fotografive të dokumentarit dëgjohet zëri i Maradonës, të cilin Kapadia e ka xhiruar në shtëpinë e tij....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme