Sport

Greqia në rrëmujë pas humbjes shokuese nga Armenia

Seleksionuesi i Greqisë, Angelos Anastasiadis, u zgjua në presion të madh të mërkurën, pasi lojtarët dhe zyrtarët e federatës shprehën zhgënjimin e tyre dhe kërkuan ndryshime të menjëhershme pas humbjes në shtëpi nga Armenia, të martën mbrëma në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020".

Greqia pësoi humbje shokuese 3:2 nga Armenia në Athinë, e cila e la kampionen e Evropës të vitit 2004 në pozitën e katërt të Grupit J, me katër pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Greqia edhe para duelit me Armeninë pësoi humbje nga Italia, që i prin grupit me 12 pikë. Pastaj vjen Finlanda me nëntë pikë dhe Armenia me gjashtë.

Dy ekipet e para në grup do të kualifikohen për evropianin e vitit të ardhshëm. Vetëm një ditë pas ndeshjes, seleksionuesi Anastasiadis e kuptoi se të gjithë po e fajësojnë për humbjen nga Armenia.

"Do të doja të kërkoja falje për pjesën time të përgjegjësisë", shkroi nënkryetari i federatës greke Nikos Vakalis në rrjetet sociale. "Para dy ndeshjeve eliminatore, mendova se Anastasiadis është i vetmi që mund ta ringjallë ekipin në këtë fazë, por gabova rëndë. Në fund të fundit, të gjithë gjykohen në bazë të rezultateve që arrijnë".

Anastasiadis u emërua në krye të Greqisë në muajin maj të vitit 2018 pas largimit të gjermanit Michael Skibbe, nën drejtimin e të cilit Greqia zhgënjeu në Ligën e Kombeve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)