Sport

Kosova lëshon fitoren nga duart ndaj Polonisë

Kosova nuk ka arritur që të ruajë epërsinë në sekondat e fundit të ndeshjes me Poloninë dhe

Kosova është dashur të kënaqet me një barazim me Poloninë në hendboll në eliminatoret për Evropianin 2020.

Kjo pasi, “Dardanët” në shtëpi ishin në epërsi deri në sekondën e fundit, kur polakët barazuan në 23:23.

Kosova fitoi në pjesën e parë me rezultat 14:13, ndërsa në të dytën pati epërsi edhe deri në katër gola, por kjo nuk ndali polakët që të kthehen në fund.

Edhe pse pati dy gola epërsi, Kosova në minutën e fundit pësoi dy herë për të nxjerrë një barazim me superfuqinë.

Për Kosovën është kjo pika e tretë në fazën e dytë eliminatore për kampionatin evropian të vitit tjetër.

Të dielën “Dardanët” takohen me Gjermaninë në Nurnbergen.

1. Gjermania 5 10

2. Izraeli 5 4

3. Polonia 5 3

4. Kosova 5 3

E diel

Polonia – Izraeli (18.00)

Gjermania – Kosova (18.00)