D'Ambrosio rinovon kontratën me Interin

D'Ambrosio rinovon kontratën me Interin

12 June 2019 21:02

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Danilo D'Ambrosio, ka rinovuar edhe për dy vjet kontratën me Interin, ka njoftuar të mërkurën ekipi italian.

Me rinovimin e kontratës, 30-vjeçari do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2022. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2014, kur u transferua nga Torino për katër milionë euro.

D'Ambrosio në edicionin e fundit ishte i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke regjistruar 38 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai krahas dy golave të shënuar, ka asistuar edhe gjashtë herë. D'Ambrosio në vitin 2017 ka debutuar me Italinë dhe deri më tash ka dy paraqitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme