Sport

Roma me ofertë për Mandragoran

Skuadra e Romës i ka bërë ofertë Udineses për shërbimet e mesfushorit Rolando Mandragora, përcjellë "Tuttosport" të mërkurën. Për transferimin e tij këtë verë, Roma ka ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim.

Mandragora te Roma shihet si zëvendësim ideal për Daniele de Rossin, që është larguar nga ekipi, transmeton Koha Ditore.

21-vjeçari edicionin e fundit ka pasur paraqitje të mira në Serie A, pasi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në 35 ndeshje. Mandragora ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023, kurse vitin e shkuar është transferuar nga Juventusi për 20 milionë euro.

Ai karrierë ka bërë edhe te Crotone, Pescara e Genoa, kurse ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.