Mata drejt Turqisë

Mata drejt Turqisë

12 June 2019 13:33

Skuadrat nga Turqia, Galatasaray dhe Fenerbahçe janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit Juan Mata, i cili pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, përcjellë "Goal.com" të mërkurën.

Mata 31-vjeçar, në fund të këtij muaji do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchesterin, transmeton Koha Ditore.

Ai gjithashtu ka refuzuar kontratën e re njëvjeçare për shkak se dëshiron të vazhdoj karrierën diku tjetër.

Dy ekipet turke e shohin Matan si përforcim ideal për edicionin e ri dhe janë të gatshme t'i ofrojnë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Spanjolli në edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 32 ndeshje për Manchesterin. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea e Valencia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme