Santosi po e rindërton Portugalinë në stilin e tij të heshtur

Santosi po e rindërton Portugalinë në stilin e tij të heshtur

12 June 2019 11:51

Pragmatik dhe gjithmonë "me këmbë në tokë", seleksionuesi i Portugalisë, Fernando Santos, ka kapërcyer humbjen e disa futbollistëve kyç për të ndërtuar një ekip që ndoshta është më i fortë sesa ai që triumfoi në "Euro 2020".

64-vjeçari, inxhinier i elektron, që rastësisht u fut në zejen e trajnerit, është një hero i heshtur që nuk ka ndonjë filozofi të futbollit, por rëndësi të madhe i kushton vetëm fitores. Kur vjen puna te fitoret, atëherë askush nuk mund t'ia mohojë ato Santosit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Në më pak se pesë vjet, me Portugalinë ka humbur vetëm dy ndeshje zyrtare, kurse kombit të vogël të futbollit i ka sjellë dy trofetë e parë në histori - atë të "Euro 2016" dhe të Ligës së Kombeve. Trofeu i fundit për Portugalinë erdhi të dielën mbrëma kur në finalen e Ligës së Kombeve, garë inauguruese e UEFA-s, mposhti Holandën (1:0).

Nën drejtimin e tij loja e Portugalisë nuk ka qenë ndër më të mirat dhe Santos këtë e ka parasysh. Pas triumfit në Ligën e Kombeve, ai ndihet komod për të kërkuar falje, duke pasur parasysh se shtatë ndeshjet e para me Portugalinë i fitoi me nga një gol epërsi.

"Mund ta merrni si të doni, por në futboll vetëm fitorja është e vlefshme dhe llogaritet, pavarësisht stilit që aplikon. Unë jam në këtë zeje për shumë vjet dhe nuk ka rëndësi loja a është e bukur apo e shëmtuar. Me rëndësi është të fitosh sipas mënyrës tënde", thotë Santos. "Është sikurse arti: ndoshta unë pëlqej një artist të caktuar që të tjerët nuk e pëlqejnë. Gjithkush ka preferencat e veta. Kështu që, Portugalia i ka fituar këto ndeshje sepse, sipas meje, ka luajtur mirë. Por, nuk e di nëse loja ka qenë e bukur".

Niveli i mirëkuptimit dhe puna ekipore e Portugalisë më shumë i ngjan një skuadre sesa një përfaqësueseje dhe për këtë meritat më të madhe i ka Santos, duke pasur parasysh se ka ndryshuar ekipin pothuajse tërësisht brenda tre vjetësh....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme