Shqipëria – Moldavia, formacionet zyrtare

Shqipëria mposht Moldavinë

11 June 2019 19:26
22:36

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore prej 2 me 0 në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, megjithatë në pjesën e dytë “Kuqezinjtë” u treguan më efikas, transmeton Koha.net.

Së pari shënoi Sokol Cikalleshi nga afërsia në minutën e 66 pas asistimit nga Roshi.

Derisa në minutën e 90+3 Ylber Ramadani shënoi një gol shumë të bukur, të parin në fanellën e Shqipërisë.

Kjo njëherësh është fitorja e parë e trajnerit Edi Reja me kombëtaren shqiptare.

Image

Shqipëria mban vendin e katërt me 6 pikë, derisa Moldavia në një pozitë më poshtë ka tre pikë në Grupin H.

22:08

Shqipëria në epërsi ndaj Moldavisë, shënon Cikalleshi

Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë në pjesën e dytë.

Ishte Sokol Cikalleshi ai që shënoi golin e epërsisë në minutën e 65, transmeton Koha.net.

Për të asistoi Odise Roshi.

19:26

Shqipëria – Moldavia, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë sonte e pret në Elbasan Arena kombëtaren e Moldavisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ndeshja nis në ora 20:45, transmeton Koha.net.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme