Feronikeli kupton kundërshtarin e parë drejt “Championsit” Foto: Driton Paçarada / KD

Feronikeli kupton kundërshtarin e parë drejt “Championsit”

11 June 2019 12:46

Feronikeli ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin parakualifikues për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet më 25 qershor me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

Në turneun parakualifikues në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tre Penne i San Marinos me Santa Coloman e Andorrës.

Finalja do të luhet më 28 qershor.

I gjithë turneu zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Fituesi i turneut merr pjesë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipet humbëse kalojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme