Sport

UEFA komenton fitoren spektakolare të Kosovës

UEFA ka komentuar fitoren spektakolare të Kosovës në sekondat e fundit ndaj Bullgarisë, në eliminatoret për Euro 2020.

Elbasan Rashani i siguroi Kosovës fitoren 2 me 3 me një gol të bukur me kokë në sekondat e fundit.

Tani UEFA në faqen e saj zyrtare ka kujtuar se kjo është fitorja e parë e Kosovës që mbetet veç një pikë prapa gjigantit, Anglisë, në grupin e vet.

“Kosova ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe është vetëm një pikë prapa Anglisë (që ka një ndeshje më pak) dhe kundërshtarit tjetër Çekisë. Teksa Kosova është pa humbje në 14 ndeshje, Bullgaria ka shtatë ndeshje pa fitore dhe vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA.