Kosova e mrekullueshme, fiton në Bullgari

Kosova e mrekullueshme, fiton në Bullgari

10 June 2019 20:45

Kosova ka vazhduar formën e mrekullueshme. Ka arritur të marrë tri pikë të plota midis Bullgarisë duke fituar 2 me 3.

Një gol i fundit i Elbasan Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha tri pikët “Dardanëve”. I pari shënoi Rashica, ndërsa Bullgaria arriti të përmbyste gjithçka duke barazuar në pjesën e parë e duke kaluar në epërsi në të dytën, 2 me 1. Por Vedat Muriqi arriti të shënonte për 2 me 2 e Rashani me një gol në sekondat e fundit i dha fitoren Kosovës.


92’ – GOL. Kosova në epërsi.


90’ – Katër minuta shtesë.


85’ – Dominim i plotë i Kosovës. Rrezikojnë Muriqi, Rashani e Kololli, por asnjë rast nuk konkretizohet.


83’ – Halimi harkon nga rivënia këndore, por Muriqi nuk arrin të gjuajë me kokë. Tjetër rivënie nga këndi. Sërish të pafat "Dardanët".


80’ – Kololli gjuan në mënyrë të përsosur me kokë pas harkimit të Halimit, por topi u ndal nga portieri Mihaylov.


79' – Gjuajtje e lirë për Kosovën afër zonës së rreptësisë. U faulua Kololli.


76’ – Elbasan Rashani inkuadrohet te Kosova. Largohet Edon Zhegrova.


68’ – Muriqit i anulohet një gol. Për pak milimetra ishte në pozitë jashtë loje.


64’ – GOL. Barazon Kosova. Realizon gol me kokë Vedat Muriqi. Asistues Benjamin Kololli. 2 me 2.


62’ – Debuton te Kosova Florent Hadërgjonaj. Zëvendëson Mërgim Vojvodën.

Anel Rashkaj zëvendëson Idriz Vocën.

Image

61’ – Kosova rrezikon përmes rivënieve nga këndi. Vedat Muriqi nuk gjuan saktë pas harkimit nga Zhegrova.


59’ – Kosova merr iniciativën në kërkim të barazimit.


55’ – Gol. Bullgaria në epërsi. Zëvendësuesi Dimitrov shënon me kokë pas një harkimi nga rivënia këndore.


54’ – Bullgaria rrezikon “Dardanët” duke depërtuar përmes sulmuesve anësorë, të cilët nuk po arrijnë të gjejnë bashkëlojtarë për të konkretizuar rastet.


47’ – Rast shumë i mirë për Kosovën. Kololli nuk arrin të mposhtë portierin vendas me një gjuajtje nga afërsia.


46’ – Dimitrov zëvendëson Bozhikovin. Te Kosova akoma s’ka ndryshime.


Ka nisur në “Vasil Levski” të Sofjes pjesa e dytë mes Bullgarisë e Kosovës, ndeshje vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Rezultati pas 45 minutave të parë ishte 1 me 1.


Përfundon pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë me rezultat 1 me 1.

Kosova dominoi nga fillimi duke kaluar në epërsi në minutën e 14-të përmes Rashicës.

Bullgaria arriti të barazonte në minutën e 43-të përmes Popovit.


43’ – Barazon Bullgaria. Popov shënon me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Image

’36 – Gjuajtje e mrekullueshme nga Bersant Celina nga distanca, por topi u ndal nga portieri bullgar.


’30 – Kalon gjysmë ore lojë. Kosova mban epërsinë dhe vazhdon dominimin në fushë.


’27 – Një top i kthyer prapa rezulton në korner për Bullgarinë. I katërti për vendasit. Rezultati mbetet 0 me 1 pasi Bullgaria nuk arrin të shfrytëzojë rastin.


’22 – Kosova po dominon duke rrezikuar sërish bullgarët. Kosova po dominon me posedim të topit dhe raste të krijuara.


Rashica pas golit festoi me fanellën e Arbër Zenelit, që u lëndua të premten ndaj Malit të Zi.


14’ – GOL. Realizon Milot Rashica. Ai realizoi një gol të bukur pas një topi të kthyer nga mbrojtja vendase brenda zonës së rreptësisë. 

 


 

 


11’ – Kosova merr dominimin në fushë.


10’ – Rivënie nga këndi për Kosovën. Zhegrova gjuan por bllokohet gjuajtja e tij.


9’ – Vjen kërcënimi i parë nga Bullgaria. Një gjuajtje të fuqishme arrin ta presë Muriq. Nga rivënia këndore, Bullgaria nuk arrin të rrezikojë.


Dëgjohen fyerje ndaj shqiptarëve.


3’ - Rivënie këndore për Bullgarinë. Pret topin Muriq.


2’ - Kosova provon të rrezikojë përmes një gjuajtje të lirë nga distanca, por topi largohet nga mbrojtja vendëse.


Ka nisur në Sofje ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ivan 11/06/2019 09:57

Bravo Kosovo!!!!

Shto koment

Të ngjashme