Lojtarët e Kosovës arrijnë në stadiumin në Sofje

Pak tifozë në “Vasil Levski” para ndeshjes Bullgari – Kosovë

10 June 2019 19:21
20:28

Pak tifozë janë të pranishëm në stadiumin “Vasil Levski” pak minuta para se të nisë ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës.

Në stadiumin me kapacitetet rreth 45 mijë ulësesh, vërehen shumë ulëse të zbrazëta.

Deri tash duket se dominojnë “Dardanët” që vazhdimisht me brohoritje po kërkojnë fitore.

20:09

Lojtarët e Kosovës dalin në fushë

Lojtarët e Kosovës kanë zbritur në fushë për t’u nxehur para nisjes së takimit me Bullgarinë.

19:58

“Dardanët”: Duam fitore

“Duam fitore” ka qenë brohoritja e tifozëve të Kosovës “Dardanët” në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje para ndeshjes me Bullgarinë në eliminatoret për “Euro 2020”.

19:54

“Dardanët” nisin të mbushin stadiumin

Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” kanë nisur të hynë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje, para ndeshjes me Bullgarinë.

Numri i tyre duket i madh. KTV sot gjatë ditës ka intervistuar shumë prej tyre. Të gjithë ishin optimistë për ndeshjen.

Kujtojmë se nuk pritet që stadiumi të jetë tërësisht i mbushur, pasi deri në momentet e fundit ka pasur reklamime të shumta në Sofje për shitje biletash.

Ky stadium ka kapacitet prej rreth 45 mijë ulësesh.

19:21

Lojtarët e Kosovës arrijnë në stadiumin në Sofje

Image

Lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje para ndeshjes me Bullgarinë në kualifikimet për “Euro 2020”.

Ndeshja nis në orën 20:45.

KTV raporton se në formacionin e ekipit të parë, për dallim nga ndeshja e së premtes me Malin e Zi, do të startojë Benjamin Kololli në vend të Leart Paqaradës. Edon Zhegrova pritet të jetë startues pas lëndimit të Arbër Zenelit.

Para ndeshjes, “Dardanët” janë vizituar nga shumë politikanë të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme