Sport

United refuzon ofertën e Interit për shkëmbim të Perishiqit me Lukakun

“Djajtë e Kuq” nuk nguten për ta larguar sulmuesin belg nga ekipi.

Romelu Lukaku duket se nuk bën më pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer, i cili po mendon ta shesë në verë.

Ofertat për sulmuesin belg nuk mungojnë, por deri më tani United nuk është bindur nga asnjë klub për ta lejuar atë të largohet.

The Sun raporton që United i ka thënë jo ofertës së Interit, që Ivan Perishiqin plus para ta shkëmbejë për Lukakun.

Drejtuesit e klubit nuk duan të nguten për ta shitur 26-vjeçarin të cilit i kanë vënë edhe çmimin prej 80 milionë funtesh.