Sport

PSG-ja, interesohet për Pereiran

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Ricardo Pereira që është pjesë e Leicester Cityt. "L'Equipe" ka bërë të ditur se PSG-ja, tashmë i ka ofruar ekipit anglez dëmshpërblim deri në 35 milionë euro për transferimin e 25-vjeçarit gjatë kësaj vere.

Portugezi Pereira te PSG-ja, shihet si zëvendësim për belgun Thomas Meunier, i cili do të largohet nga ekipi gjatë këtyre muajve. Pereira ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 kurse verën e shkuar u transferua nga Porto për 22 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Ai në edicionin e tij të parë në Premier League, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar shtatë herë në 35 ndeshje. Pereira ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023.