Sport

Matthijas de Ligt: Ronaldo më pyeti për të kaluar në Juventus

Mbrojtësi i Holandës, Matthijas de Ligt ka thënë se ai është pyetur për të kaluar në radhët e Juventusit nga Cristiano Ronaldo në fund të finales së Ligës së Kombeve.

Portugalia e Ronaldos fitoi 1 me 0 kundrejt Holandës, duke e lënë të dëshpëruar 19 vjeçarin De Ligt, i cili pritet të largohet nga Ajaxi gjatë javëve të ardhshme, transmeton koha.net.

Në disa imazhe televizive shihet sulmuesi i Juventusit, duke folur me mbrojtësin De Ligt, e tani mbrojtësi e ka konfirmuar se është pyetur nga Ronaldo për të kaluar në radhët e klubit Italian.