Sport

Kelmendi ende nuk beson se ka vdekur Fadil Vokrri

Shkruan histori së bashku, duke e inkuadruar Prishtinën në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë në vitin 1982 dhe i gëzuan të gjithë shqiptarët kudo që jetonin.

Që nga ajo kohë, e deri në ditën e fundit të jetës së Fadil Vokrrit, Sahit Kelmendi ishte i pandashëm me legjendën e futbollit kosovar, i cili vdiq më 9 qershor 2018.

Kelmendi, që ka qenë mesfushor i jashtëzakonshëm, në një bisedë për Sportin në KTV, flet për Fadil Vokrrin, si person, futbollist, udhëheqës i FFK-së, si dhe për 365 ditët pa shokun e jetës.

Ai zbulon momentin më të sikletshme të jetës së tij, kur dikush i thotë se na la shoku.

Kelmendi e takoi Vokrrin vetëm një ditë para se të vdiste, takim që ishte shumë i shkurtër.

Ish-futbollistit të gjeneratës së artë të Prishtinës, mërzinë po ia heqin, djemtë e Fadilit, Gramozi dhe Alberti.

Fadil Vokrri, kishte edhe një arsye shtesë që të mbante shoqëri me Sahit Kelmendin, i cili ishte bërë shkak që ai dhe Edita të jenë së bashku.

60-vjeçari ka kujtime të shumta me Fadil Vokrrin, të cilin e njohu në vitin 1973.

Suksesin më të madh, Kelmendi bashkë me Vokrrin, e kishin arritur te Prishtina.

Për Kelmendin, Fadil Vokrri ka qenë unik.

Kelmendi zbulon një moment interesant, kur për Fadil Vokrrin, Prishtina dhe Partizanin kishin luajtur baras.

Sipas Sahit Kelmendit, Fadil Vokrri është më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe për sukseset që po arrin Kombëtarja dhe futbolli kosovar.