Sport

Carrasco afër Arsenalit

Sulmuesi i krahut, belgu Yannick Carrasco pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Arsenalit për edicionin e ri.

Mediumet angleze kanë njoftuar të dielën se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me Carrascon dhe po negocion me klubin nga Kina, Dalian Yifang që ka në pronësi kartonin e tij.

Për lirimin e Carrascos që ka kontratë deri në fund të vitit 2022, ekipi kinez po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim.

Carrasco shihet si përforcim i duhur te Arsenali për edicionin e ri, pasi në kampionatin kinez ka shënuar shtatë gola në dhjetë xhirot e para.

Ai ne Kinë u transferua në shkurt të vitit të shkuar nga Atletico Madridi për 40 milionë euro. Por, Carrasco ka kërkuar kthimin në Evropë për shkak se nuk po ambientohet në shtetin aziatik.

Ai ka edhe 35 ndeshje me Përfaqësuesen e Belgjikës.