Sport

Conifa, Kupa evropiane për përfaqësueset e panjohura nga UEFA e FIFA

Veshjet me ngjyra dhe këngët tradicionale janë gjëra që lidhen zakonisht me popullin sami, njerëzit e vetëm indigjenë të Evropës. Megjithatë, në qershor, vëmendja e tyre ka kaluar në futboll falë “përfaqësueses”, të njohur si Sapmi, që i përket rajonit të Evropës veriore - Lapland Sapmi është ekipi i Federatës që përfaqëson popullin sami, i cili shtrihet edhe në pjesë të Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Rusisë. 

Është një prej tetë ekipeve që po konkurrojnë në Kupën evropiane të futbollit me emrin Conifa (Konfederata e Futbollit të Pavarur). Conifa është kampionat evropian për ekipet e territoreve që nuk kanë njohje të plotë ose fare nga UEFA apo FIFA, shkruan sot Koha Ditore.

 Edhe pse futbolli nuk është ende aktiviteti më i popullarizuar te populli sami, ky sport po ngrihet me hapa të shpejtë. “Hokeji në akull është sporti më i popullarizuar te ne, por futbolli po na bashkon. Gradualisht, po ngrihemi si ekip”, shpjegon qendërmbrojtësi Jarkoo Lahdenmaki. 

“Unë mendoj se ekipi ynë përfaqëson njerëzit e veriut dhe mënyrën e jetesës. Nganjëherë, para ndeshjeve në dëgjojmë muzikën tonë (joik) për t’u çlodhur”. 

Joik është një formë tradicionale e këngës e përdorur shpesh si një formë e shprehjes për të pasqyruar një person, kafshë ose vend. Është një simbol i kulturës që është inkorporuar në mënyrën e jetesës sonë. “Kjo është mënyra jonë e shprehjes dhe të gjithë jemi krenarë me të”, shprehet Lahdenmaki...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)