Sport

Veseli thotë se skema e re nga Reja iu ka përshtatur ekipit

Descriptive Text

I intervistuar nga Supersport pas ndeshjes ndaj Islandës Frederic Veseli e analizoi kështu sfidën ndaj Islandës.

Ai thotë se mund të evitohej goli, por i jep meritat sulmuesit kundërshtar.

“Mund ta evitonim, kundërshtari kaloi 3-4 lojtarë njëherazi. Meritë është edhe atij, një faull do ishte jo fair-play, por ishte lëvizje e bukur”, u shpreh Veseli.

Ai thotë se me skemën e re të trajnerit Reja janë duke u përmirësuar.

“Mirë ishte, pati mirëkuptim mes nesh, bëmë disa gjëra që i kemi provuar në stërvitje. Ky është fillimi, kemi mundësi të përmirësohemi akoma”, tha ai.

Veseli ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Unë kam dhe 2 vite kontratë me Empolin, vendos edhe klubi, por normal se nëse vjen një ofertë më e mirë, në Seria A ose jashtë Italisë, do isha i kënaqur për një vend më të mirë”, u shpreh Veseli.