Sport

Neymari humb Copa America për shkak të lëndimit

Descriptive Text

Ylli i PSG-së, Neymari nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë kombëtaren e tij Brazilin në Copa America për shkak të lëndimit.

Ylli brazilian pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë miqësores së mbrëmshme kundër Katarit, të cilën Brazili e fitoi me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

“Neymari u vlerësua dhe iu nënshtrua disa skanimeve që konfirmuan këputjen e një ligamenti në nyjën e këmbës. Dhe për shkak të seriozitetit të lëndimit, Neymari nuk do të rikuperohet me kohë për ta ndihmuar Brazilin në Copa America”, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Brazilit.

Neymari u detyrua ta lëshojë fushën në minutën e 17.