Sport

Maradona shfaqet shpëtimtar i Unitedit: Unë ia kthej lavdinë

Diego Armando Maradona është i bindur se është njeriu i duhur për ta kthyer skuadrën e Manchester Unitedit te trofetë.

Ai thotë se në momentin që klubit i humb durimi me Ole-Gunnar Solskjaerin, duhet t'i bëjë atij ofertë, pasi vetëm ai mund t'ia kthejë lavdinë që e kishte gjatë kohës së Sir Alex Fergusonit.

Ish-seleksionuesi i Argjentinës, Maradona, aktualisht është trajner te skuadra Dorados, që bën gara në kategorinë e dytë të Meksikës, por dëshiron që të fitojë trofe me Manchesterin. Dhe ai beson se mund ta bëjë një gjë të tillë. Ka edhe një plan, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Thotë se me emërimin e tij trajner tek Unitedi, do të bënte ndryshime të mëdha, duke e larguar të parin nga ekipi mesfushorin Paul Pogba. Pohon se trofetë fitohen vetëm pa mesfushorin francez, pasi ai "nuk punon mjaftueshëm".

"Nëse Manchester Unitedi ka nevojë për trajner që ta kthejë lavdinë e dikurshme, atëherë unë jam njeriu i duhur për këtë. Unë e di se Manchesteri shet shumë fanella në mbarë botën, por ekipi ka nevojë të fitojë trofe. Unë mund t'u garantoj trofe dhe kjo pa Pogban, të cilin do ta largoja menjëherë nga ekipi", është shprehur Maradona....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)