Hendbolli po mbron nderin e qytetit me sport të shkatërruar

Hendbolli po mbron nderin e qytetit me sport të shkatërruar

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 06 June 2019 10:11

Besa Famgas ka fituar "vetëm" titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në edicionin e sapopërfunduar (2018\19), për dallim nga pesë edicionet paraprake kur kishte fituar titullin dhe Kupën.

Kështu Besa po e vazhdon dominimin në hendbollin kosovar dhe në një mënyrë po e mban qytetin e Pejës në hartën e sportit ekipor në vend. Në dy sportet e tjera ekipore të popullarizuara në vend, në futboll e basketboll, qyteti i Pejës po kalon ndoshta periudhën më të vështirë, shkruan sot Koha Ditore. 

Në futboll, klubi simbol i qytetit, Besa, do të garojë sërish në Ligën e Parë. Besa para një viti për herë të parë u largua nga Superliga e Kosovës, ndërsa përpjekja për kthim të menjëhershëm në elitë, nuk doli e suksesshme.

Klubi i basketbollit Peja vlerësohej simbol tjetër i qytetit të rrethuar nga Bjeshkët e Nemuna. Por KB Peja është shuar tashmë, ndërsa qyteti për herë të parë do të jetë pa skuadër në elitën e basketbollit kosovar.

Hap prapa është bërë edhe në volejboll. Vjet Peja ishte kampione e Kosovës, ndërsa sivjet u ndal në gjysmëfinale të plejofit.

Është Besa Famgas që po e mban kontinuitetin e rezultateve dhe që vazhdon të jetë skuadra kryesore në hendbollin kosovar. Besa vlerësohet se ka edhe stabilitet financiar, ndërsa në radhët e saj ka lojtarë të shumtë të përfaqësueses....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme