Sport

City i gatshëm të paguajë klauzolën e Felixit

Drejtuesit e Manchester Cityt janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të Joao Felixit prej 120 milionë eurosh. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet angleze.

Felix 19-vjeçar, është lojtari më i kërkuar në Evropë dhe Benfica është e vendosur për ta shitur për 120 milionë euro, aq sa e ka kontratën. Krahas ofertën për Benfican, City i ka bërë gati Felixit edhe një kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Felix në edicionin e fundit, ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 11 herë në të gjitha garat për Benfican. Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023.