Sport

Navasi drejt Benficas

Portieri Keylor Navas pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë dhe të vazhdojë karrierën në Portugali, te skuadra e Benficas.

Të martën është raportuar se Benfica ka shprehur interesim të fortë për Navasin, të cilin e sheh si përforcim të duhur për portën në edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.

Navas 32-vjeçar, pritet të largohet këtë verë nga Real Madridi dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 12 milionë euro.

Ai ka kontratë me Real Madridin deri vitin e ardhshëm kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2014 kur u transferua nga Levante për dhjetë milionë euro.

Navas me Realin ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve kurse në edicionin e fundit ka regjistruar 21 paraqitje në të gjitha garat. Kryesisht ka qenë portieri i dytë i ekipit pas belgut Thibaut Courtois.