Sport

Henderson: Momenti më i mirë në jetë

Descriptive Text

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve është momenti më i mirë në jetën e tij.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës duke e mposhtur në finale Tottenhamin, transmeton Koha.net.

Henderson ka lavdëruar edhe Jurgen Kloppit.

“Pa këtë menaxher do të ishte e pamundur. Është e pabesueshme çfarë ka bërë ai gjatë këtij sezoni të vështirë. Ai ka krijuar një atmosferë speciale në zhveshtore. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. Ky është momenti më i mirë në jetën time, kjo është ajo çfarë kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Nuk është për shkak timin, që të jem kapiten apo për të ngritur torfeun, është për këtë klub, për këta lojtarë, për këtë menaxher”, ka thënë Henderson.