Sport

James nuk dëshiron të transferohet në Angli

Descriptive Text

Mesfushori kolumbian James Rodriguez ka refuzuar transferimin në Premier League, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Serie A, ka njoftuar “Marca” të premten.

James pas dy vjetëve i huazuar te Bayerni është kthyer te Real Madridi, por ekipi spanjoll e ka nxjerrë në shitje për 60 milionë euro.

Interesim për të kanë treguar shumë ekipe, përfshirë edhe Juventusin e Napolin nga Italia, transmeton “Koha Ditore”.

Mesfushori 27-vjeçar ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. Ai edicionin e fundit ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 28 ndeshje për Bayernin.

James karrierë në Evropë ka bërë edhe te Monaco e Porto.