Sport

Monaco e do Aurierin

Foto: Reuters

Drejtuesit e Monacos po bëjnë gati ofertën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Tottenhamit, Serge Aurier.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga “L'Equipe”. Për transferimin e Aurierit gjatë verës, Monaco është e gatshme t'i paguajë Tottenhamit 20 milionë euro.

Aurier 26-vjeçar do të largohet nga Tottenhami, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino. Ai te Monaco shihet si përforcim i mirë për mbrojtjen, pasi mund të luajë edhe në krahun e djathtë.

Aurier në edicionin e fundit ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime në 17 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat.

Me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2022, kurse ka luajtur edhe te PSG-ja, Toulouse e Lensi.