Sport

Trajneri Calleja rinovon kontratën me Villarrealin

Ekipi i Villarrealit ka njoftuar të premten se ka vazhduar kontratën me trajnerin Javi Calleja, i cili do të mbajë postin e trajnerit deri në verën e vitit 2021, kanë njoftuar mediumet spanjolle.

Calleja 41-vjeçar, në edicionin e fundit ka arritur të shpëtojë Villarrealin nga rënia, duke ia mundësuar paraqitjen në La Liga edhe edicionin tjetër.

Në fakt, Calleja ishte shkarkuar nga Villarreali më 10 dhjetor të vitit të shkuar për t'u kthyer në postin e trajnerit pas 50 ditësh, duke zëvendësuar Luis Garcian, transmeton “Koha Ditore”.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të mbetem në krye të Villarrealit dhe besoj që edicionin e ardhshëm do të luftojmë për dalje në Evropë dhe jo mbijetesën në La Liga”, ka thënë Calleja.