Rashkaj - dikur artist me topin, sot një punëtor i madh

Rashkaj - dikur artist me topin, sot një punëtor i madh

31 May 2019 11:06

Ai u quajt "Zinedine Zidane i ri" kur luante te Halmstadi, si dhe u krahasua me legjendën suedeze, Fredrik Ljungberg. Por Anel Rashkaj nuk u bë një artist i futbollit. Ai sot është një lojtar që punon shumë, për veten dhe skuadrën.

"Nuk mund të arrish asgjë nëse nuk punon shumë. Askush nuk mund t'ia mohojë AFC Eskilstunas futjen në elitë, pasi të gjithë lojtarët kanë punuar shumë për këtë", thotë Rashkaj për ngritjen e skuadrës së tij në elitën suedeze.

Në uebfaqen zyrtare të ekipit suedez ka shumë intervista të Rashkajt, në të cilat ai flet vazhdimisht për punën e vështirë, transmeton Koha Ditore shkrimin e DN.se.

Kjo është paksa e pazakontë për një lojtar, i cili sipas seleksionuesit të Suedisë, Janne Andersson, "kishte një prekje fantastike të topit dhe një shikim madhështor të lojës". Por kjo ishte në kohën kur Rashkaj po luante te Halmstadi vite më parë dhe për këtë edhe quhej "Zinedine Zidane i ri" apo edhe "artisti i topit".

Karriera e tij nuk shkoi ashtu siç u parashikua. Pati shumë pengesa e telashe dhe për këtë Rashkaj u desh të djersitet shumë, të punojë tepër...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme