Sport

Dermaku afër Parmas

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, këtë edicion mund të luajë në Serie A.

Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se 27-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Parman.

Dermaku te Parma do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Cosenzan i skadon në fund të muajit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Me Parman pritet të firmosë kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Në garë për Dermakun ishin edhe Torino e Bologna, por lojtari ka preferuar Parmën.

Dermaku në edicionin e fundit regjistroi 32 ndeshje në Serie B, duke shënuar një gol. Ka dy ndeshje me Shqipërinë.