Sport

Valencia befason Realin

Real Madridi është mposhtur në ndeshjen e mbetur ndaj Valencias në kuadër të La Ligas.

“Mbretërit” u mposhtën në Mestalla me rezultat prej 2 me 1, raporton Koha.net.

“Lakuriqët” i kaloi në epërsi sulmuesi italian Simone Zaza, duke shënuar një gol shumë të bukur në minutën e 4, pas asistimit nga El Haddadi.

Dhe vetëm pas pesë minutave Orellana shënoi për dy me zero në të mirë të Valencias.

Cristiano Ronaldo, që bëri paraqitjen e 700-të për klube në të gjitha garat, e ngushtoi epërsinë në 2 me 1, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë në këtë përballje.

Real Madridi ende vazhdon të jetë lider me 52 pikë, një më shumë se Barcelona që ka një lojë më tepër të zhvilluar.

Kurse Valencia mban vendin e 14-të me 26 pikë.
 


Simone Zaza Amazing Goal - Valencia vs Real... by AnimalFallaciousShows
Fabian Orellana Goal vs Real Madrid (2-0) by wittyfu
Cristiano Ronaldo Goal vs Valencia (2-1) by wittyfu