Spanjollët kanë pak arsye për t'iu gëzuar finales në Madrid

Spanjollët kanë pak arsye për t'iu gëzuar finales në Madrid

30 May 2019 11:35

Do të jetë një finale e pazakontë e Ligës së Kampionëve për Spanjën.

Madridi do të organizojë finalen pas gati një dekade, por seria e Spanjës që të ketë së paku një skuadër në finale të Ligës së Kampionëve ka mbaruar këtë vit pas pesë stinorëve rresht. Kështu që tifozët vendas në Madrid do të kenë pak arsye për të festuar kur Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në stadiumin "Wanda Metropolitano" të shtunën mbrëma, shkruan sot Koha Ditore.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2013 që një finale e Ligës së Kampionëve mbahet pa një skuadër spanjolle. Në vitin 2013 finalja kishte qenë mes dy skuadrave gjermane, ku Bayern Muencheni e kishte mposhtur Borussia Dortmundin.

Që nga atëherë Real Madridi arriti në katër finale, Atletico Madridi në dy e Barcelona në një.

Spanjollët kanë pak arsye për t'iu gëzuar finales në Madrid.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme