Sport

Ish-Presidenti Obama flet për Messin “e mrekullueshëm”

Performanca e argjentinasit gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e yjeve më të mëdha të botës, madje edhe politikanët e njohur kanë folur për të.

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se Argjentina ka dështuar që të fitojë Kampionatin Botëror kohëve të fundit, pavarësisht se në radhët e tyre kanë lojtarin e pashoq, Lionel Messi, sepse ata nuk luajnë si një ekip, transmeton koha.net.

57 vjeçari ka dhënë një intervistë të rrallë për futbollin gjatë konferencës EXMA në Bogota, madje ka treguar mendimin e tij për njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.

Messi e Argjentina kanë dështuar që të fitojnë Kupën e Botës në 2018-ën, ku u diskualifikuan nga Franca.

“Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë gjenialë, punojnë me njerëz të tjerë në mënyrë që ta zhvillojnë stilin e tyre”, ka thënë Obama.

“Në Argjentinë, edhe pse Messi është i mrekullueshëm, ata e kanë problem që të fitojnë Kupën e Botës. Këshilla ime për njerëzit e rinj është se ne do ta pranojmë se shumë pak njerëz arrijnë gjëra të mëdha vet”, ka thënë Ish-Presidenti Obama.