Keita humb finalen Foto: Sky Sports

Keita humb finalen

28 May 2019 20:13

Naby Keita ka humbur finalen e Champions Leagues.

Keita pësoi lëndim në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës, duke pësuar një lëndim në ije, transmeton KTV.

Mesfushori kishte udhëtuar me ekipin për përgatitjet për finalen në Marabella të Spanjës, por trajneri Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për finale.

“Keita nuk ka asnjë mundësi të luaj në finale. Por, ai është duke punuar fort”, deklaroi Klopp.

Te të kuqët për finale do të jetë i gatshëm sulmuesi Roberto Firmino, që mungoi në katër ndeshjet e fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme