Sport

Bielsa mbetet te Leedsi

Trajneri argjentinas Marcelo Bielsa do të jetë në krye të Leeds Unitedit edhe për edicionin e ardhshëm, ka raportuar "Goal.com".

Bielsa verën e shkuar mori drejtimin e Leedsit, ekip që nuk arriti ta inkuadrojë në Premier League, pasi u mposht në gjysmëfinale të plejofit, transmeton Koha Ditore.

Bielsa ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën angleze. Leeds edhe edicionin tjetër do të bëjë gara në Championship kurse synimi i Bielas është inkuadrimi në Premier League për edicionin 2020/21.

"Leeds United me kënaqësi konfirmon se presidenti Andrea Radrizzani ka shfrytëzuar opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit me trajnerin Marcelo Bielsa", thuhet në njoftimin e Leedsit.

Bielsa 63-vjeçar, si trajneri ka punuar edhe te Kili, Argjentina, Lille, Marseille, Athletic Bilbao, Espanyol, Velez, Atlas e Newell's.