Sport

Barcelona interesohet për mbrojtësin Roussillon

Krerët e Barcelonës kanë shprehur interesim për mbrojtësin e skuadrës së Wolfsburgut, Jerome Roussillon. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle "AS".

Mësohet se Roussillon pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës pas paraqitjeve të treguara edicionin e fundit në Bundesligë, shkruan sot Koha Ditore.

Te Barça janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro për kartonin e tij, pasi Roussillon monitorohet edhe nga Manchester City, Arsenali, Real Madridi e Atletico Madridi. Franezi vitin e shkuar iu bashkua Wolfsburgut nga Montpellieri për tetë milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë. Roussillon në edicionin e fundit ka regjistruar 31 ndeshje, duke shënuar tri gola dhe asistuar gjashtë herë për Wolfsburgun.