Sport

Disa të arrestuar në Spanjë për trukime të ndeshjeve

Policia në Spanjë ka arrestuar disa persona si pjesë e hetimeve për manipulim me ndeshjet e futbollit në top ligat e këtij shteti.

Futbollistë e ish-futbollistë, por edhe zyrtarë të klubeve, raportohet të jenë arrestuar.

“Aksioni policor vjen pas ankesave për trukime të mundshme në ndeshjet e majit 2018 nga La Liga te autoritetet spanjolle”, ka thënë një zëdhënës i federatës.

La Liga kishte raportuar në polici tetë raste të dyshimta të trukimeve.