Sport

Chelsea pa Kanten në finalen e Ligës së Evropës

Chelsea pritet që në finalen e Ligës së Evropës të mërkurën ndaj Arsenalit të paraqitet pa mesfushorin N’Golo Kante.

Lojtari ka pësuar një lëndim në gju në ushtrime dhe pritet të mungojë në finale, raporton “The Guardian”.

Kante mësohet të jetë lënduar të shtunën dhe ishte larguar nga stërvitja me dhimbje.

Ekipi mjekësor është duke u marrë me lojtarin, por besohet se pritjet tani janë më të zbehta.

Francezi mungoi në dy ndeshjet e fundit të klubit për shkak të një lëndimi të pësuar në përballjen me Watfordin më herët gjatë muajit.

Pos Kantes, te Chelsea nuk pritet të luajë as Antonio Rudiger e Ruben Loftus-Cheek.