Sport

Unitedi mposht Celtan me supergolin e Rashfordit

Manchester Unitedi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finalen e Ligës së Evropës, duke e mposhtur në udhëtim Celta Vigon.

Fitoren në përballjen e parë gjysmëfinale Unitedit ia siguroi talenti anglez, Marcus Rashford, transmeton Koha.net.

Rashford shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 67-të.

Unitedi është favioritë për ta fituar këtë garë të rëndësishme evropiane, dhe në rast të triumfit atëherë do të rikthehej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


*Rashford *GOAL (0:1) Celta Vigo vs Manchester... by OfficialGoals