Sport

Veseli, 10 vjet në kërkim të sukseseve që iu parashikuan

Në nëntor bëhet një dekadë prej kur Frederik Veseli si kapiten e ngriti lart Kupën e kampionit të botës në futboll. 

Të dielën (sot), Veseli do të luajë me Empolin ndeshje vendimtare për të mbetur në Serie A të Italisë. Prej 15 nëntorit të vitit 2009 deri më 26 maj të vitit 2019, Veseli ka zhvilluar një karrierë të tërë. Por 26-vjeçari është ende në pritje të shpërthimit në skenën e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Veseli, kosovari i lindur në Renens të Zvicrës, është stabilizuar tek Empoli në Serie A, ndërsa ka luajtur shumicën e ndeshjeve të këtij edicioni. Por atij i është parashikuar e ardhme dukshëm më e ndritur. I është parashikuar të luajë në klubet më të mëdha evropiane e jo që në moshën më të mirë të luajë për një skuadër të vogël të Serie A, që ekzistencën e kërkon në xhiron e fundit. 

Por Empoli aktualisht është pika më e lartë në karrierën e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë. Veseli është lojtari i vetëm shqiptar që ka qenë pjesë e dy gjigantëve të Manchesterit, Cityt e Unitedit, por pa ia dalë të stabilizohet te këto skuadra angleze...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

{gallery}