Chelsea mendon ta rikthejë Lampardin

Chelsea mendon ta rikthejë Lampardin

25 May 2019 23:15

Chelsea është duke menduar për zëvendësuesin e Maurizio Sarrit në rast se italiani largohet në drejtim të Juventusit.

Sipas të përditshmes “The Sun”, Frank Lampard mund të rikthehet te Chelsea, këtë herë për të marrë drejtimin e skuadrës nga Londra.

Aktualisht, Lampardi është shumë afër rikthimit në Premier League si trajner i Derby Countyt, pasi më 27 maj në Wembley luan finalen e Play-Offit kundër Aston Villas, fituesi i së cilës vitin tjetër luan në elitën e futbollit anglez, transmeton “Sporti në KTV”.

Lampardi, edhe pse ka treguar një punë të shkëlqyeshme te skuadra nga liga e dytë angleze, megjithatë një ofertë eventuale e Chelseat, do të mund të ndryshonte mendjen e anglezit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme