Interi tenton t’ia rrëmbejë Milanit Bakayokon

Interi tenton t’ia rrëmbejë Milanit Bakayokon

25 May 2019 22:59

Pasi e ka bërë dy herë gjatë kampionatit, Interi po tenton ta mposhtë Milanin edhe gjatë afatit kalimtar të transferimeve.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “zikaltërve” po tentojnë transferimin e Bakayokos pasi francezi është i pëlqyeri i drejtorit të Interit, Beppe Marotta.

Bakayoko pëlqehet shumë edhe nga Antonio Conte, i cili me shumë gjasë do të jetë trajner i ardhshëm i Interit, transmeton “Sporti në KTV”.

Bakayoko te Milani është i huazuar nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, me “rossonerët” që e kanë të drejtën e blerjes për shifrën e 35 milionë eurove.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme