Sport

Miliarderi Commisso afër blerjes së Fiorentinës

Foto: New York Times

Fiorentina pas shumë vitesh do të bëhet me pronar të ri, pasi mbretërimit të vëllezërve Della Valle si duket po i vjen fundi.

Miliarderi me origjinë italiane Rocco Commisso, që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë afër që ta blejë klubin nga Firenca.

E përditshmja “New York Times”, raporton se miliarderi italian ka arritur marrëveshje për blerjen e Fiorentinës, për shumën e 135 milionë eurove dhe gjithçka pritet të kompletohet javën tjetër, transmeton “Sporti në KTV”.

Në krye të “Violas” për gati 20 vjet kanë qëndruar vëllezërit Della Valle, të cilët me shumë gjasë nuk do të jenë në krye të klubit, duke filluar nga sezoni tjetër.