Sport

Ekipi i Zenelit mposht PSG-në

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, në duelin e fundit të sezonit u mposht 3:1 nga Reimsi i Arbër Zenelit që luajti 20 minuta, por PSG-ja, megjithatë, ka hyrë në histori të elitës së futbollit francez.

Ylli francez Kylian Mbappe siguroi ekipin e tij që të hyjë në librat e historisë të premten mbrëma me golin e vetëm të shënuar nga skuadra e tij në minutën e 59-të, raporton “Sporti në KTV”.

Ky gol i Mbappes do të thotë se PSG-ja bëhet ekipi i parë që shënon në të gjitha 38 ndeshjet kampionale në elitën franceze.

Fituesi i Kupës së Botës e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë në Francë.

Sidoqoftë, numri 33 i golave të shënuar nuk ishte i mjaftueshëm për ta arritur Lionel Messin që realizoi 36-të, në luftën për Këpucën e Artë Evropiane, sukses ky që mbahet nga argjentinasi për sezonin e tretë rresht.