Sport

Real Madridi refuzon ofertën e Tottenhamit për Asension

Foto: Reuters

Real Madridi i ka bërë me dije Tottenham Hotspurit se Marco Asensio nuk është në shitje.

Sipas “AS”, sulmuesi anësor do të mbetet në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane, llogarit në shërbimet e spanjollit, transmeton KTV.

Asensio ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2023.

Sulmuesi spanjoll këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe shtatë asistime.