Sport

Wenger: Do të rikthehem në futboll sërish

Arsen Wenger është duke e shijuar pushimin e tij pas largimit nga Arsenali pas 22-vjetësh qëndrim.

Por, trajneri francez megjithatë nuk e ka mohuar se është duke i munguar futbolli dhe mund të rikthehet sërish.

“Do të rikthehem në futboll sërish. Por, nuk e di se në çfarë pozite do të jem. Dëshira ime është të jem trajner, por nuk i dihet”, deklaroi Wenger, transmeton KTV.

69-vjeçari u largua nga Arsenali në vitin 2018 dhe që nga atëherë nuk ka pranuar asnjë ofertë për t’u rikthyer sërish në futboll.